‘Aromë dasme’, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha martohen këtë muaj

Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha pritet të martohen me një ceremoni madhështore.

Lajmi është konfirmuar nga vetë blogerja e cili na ka treguar detaje nga dasma e shumëpritur.

Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim  në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë. Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *