Vrau biznesmenin Xhani Topallin/ Urdhër-arresti për autorin: Kreu i qetë krimin

Autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar në Greqi ka kryer krimin duke qënë shumë i qetë. Kështu shkruhet në urdhër arrestin e lëshuar për të. Mediat greke raportojnë se krimi është kryer “në gjendje të qetë shpirtërore nga ana e autorit”.

URDHËR-ARRESTI:

“Më datë 28.08.2022, së bashku me të bashkakuzuarit (…), duke vepruar me vendim të përbashkët dhe me qëllim të përbashkët, duke qenë në gjendje të qetë shpirtërore, i kanë marrë jetën një tjetri. Më konkretisht, në Falirak të Rodosit, ditën e mësipërme dhe rreth orës 23:00, pas një incidenti verbal që ka pasur me TOPALLI JANI të HAMIT-it, përballë hotelit me emrin (…), në pronësi të tij dhe konkretisht. në oborrin e dhomave, pranë koshëve të plehrave, duke vepruar së bashku, me përdorimin e një litari blu, të cilin e kanë mbështjellë me dhunë rreth qafës së sipërpërmendurit, duke e shtrënguar, ka sjellë vdekjen e tij. Më pas trupin e të mësipërmit e kanë vendosur në (…), markë MITSUBISHI, model L 200, në pronësi të të akuzuarit dhe e kanë hedhur në një zonë të shkretëtirës malore në Psinthos Rhodes, ndërsa kanë transferuar nr. (…). makinë, markë OPEL model ZAFIRA, në pronësi të të ndjerit të mësipërm dhe e kanë braktisur në zonën e Agia Paraskevi në Kalithies të Rodosit”.

Hetuesia, bazuar kryesisht në rrëfimet e dy autorëve, konkretisht pronarit 53-vjeçar të një akomodimi në Faliraki dhe djalit të tij 20-vjeçar, kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës një litar, i cili është përdorur për të vrarë shqiptarin.

Në pjesën e pasme të kokës së Topallit, u gjetën edhe dy plagë të mprehta, të cilat i shkaktuan një dëmtim në tru, që mund të çonte në vdekjen e tij.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit të zhdukjes së tij ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që ato kishin lidhur. Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *