Kriza energjetike/ Prezantohet sot paketa me vendimet e marra për vendin

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku do të prezantojnë këtë të enjte paketën e re të energjisë elektrike.

Burime për median bëjnë me dije se Rama dhe Balluku do të kenë një deklaratë të përbashkët në orën 9:00, ku dhe do të tregojnë masat e marra nga qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, Balluku tha se disa nga masat që priten të merren janë drastike.

“Nesër me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës së energjisë përsa i përket edhe fashës 800 KëH që do të fillojë aplikimin nga 1 tetori dhe disa masa drastike që do të marrim në vazhdim, disa janë marrë si praktika më të mira dhe disa me kërkesën e vendit tonë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *