Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar paketën e re për të përballur krizën ekonomike e energjetike.
Në një konferencë për mediat, Rama njoftoi se do të rritet me 10% ndihma ekonomike dhe se paga minimale do të rritet nga 32 në 34 mijë lekë.
Saq shtoi se do të ketë mbështetje edhe për personat me aftësi të kufizuar dhe gratë kryefamiljare me dy fëmijë.
“Paketa do të jetë afatmesme. Pensionet indeksohen njëherë në vit, por për herë të parë do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon me 9% në total. Kriza është e paparashikueshme. Do ofrojmë mbështetje edhe për personat me aftësi të kufizuar. Do të risim me 10% krizën ekonomike, dyfishohet për gratë familjare me dy fëmijë. Pra të gjitha gratë kryefamiljare në kushte papunësie do të marrin ndihmë të dyfishtë. Ndihmë do të ketë edhe për sektorët ekonomikë. Do të risim pagat edhe për policët e burgjeve. Do të rritet paga minimale nga 32 në 34, nuk do të ketë më poshtë”, tha ai.