Ministrja e Energjisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar këtë të enjte paketën anti-krizë.
Ibrahimaj tha se mbështetje e madhe i është dhënë administratës publike, fermerëve dhe personave me aftësi të kufizuar ku theksoi se do të mbahet një subvencionim i energjisë.
Sakaq shtoi se kriza në Ukrainë ka prekur vendin tonë, pasi situata pritet të ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm.
“Vendosëm të subvenciononim individët. U dhanë 9 mijë lekë për familje. Ndikuam në mosarritjen e kostove të prodhimit. Subvencionuam naftën. Kjo bëri që inflacioni të ishte më ulët se vendet e BE dhe të rajonit. Të gjithë vendet e rajonit e kanë inflacionit 2 shifror. Kemi pasur performancë të mirë gjatë këtij viti për këto hapësira që kanë nevojë për suport. Kemi pasur edhe rritje të vendeve të punës, shifra jo të zakonshme në efekt krize. Kanë bërë që konsumi të mos bjerë. E gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që kishim në mars. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim vendim për një mbështetje afatmesme për një krizë që do të ndikojë vendin tonë përgjatë vitit të ardhshëm. Do mbajmë subvencionin e energjetikës. Do të ketë kosto 8.4 mld në buxhet. Do rrisim pagat me 7%. Janë 41 mijë punonjës të administratës. Ka punonjës të Policisë së Burgjeve. Janë punonjës të administratës publike. Do të përfitojmë nga rritja e pagave me 7%. Duke pasur rritje neto. Nga ana tjetër kemi menduar për ato kategori që janë më vulnerabël. Do të rrisim përfitimin në ndihmë ekonomike. Do subvencionojmë me 500 mijë lekë mbjelljen e grurit për vitin që vjen. Nuk i dihet sepse kriza në Ukrainë po vijon”, tha ajo.