Të akuzuar për dhunë, kanosje, thyerje e masës së sigurisë dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona ditën e sotme në Tiranë. Një 44-vjeçar është arrestuar, pasi ka kanosur me fjalë një punonjës policie, për motive të dobëta.

Po ashtu një 49-vjeçar, është ndaluar në kryeqytet, pasi ka kanosur me fjalë një punonjës policie, për motive të dobëta. Ndërkohë një 26-vjeçar është prangosur, pasi ka thyer masën e sigurisë.

Gjithashtu në prangat e bluve të kryeqytetit ra një 49-vjeçar, pasi ka tentuar të vjedhë disa sende në një biznes

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin O. A., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur me fjalë një punonjës policie, për motive të dobëta.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. Sh., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë disa sende në një biznes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *