“Kur të vijë nata, ata presin shpërthime të mëdha”, korrespondenti i Gazës: Njerëzit po jetojnë me frikë

Sami Abu Salem, korrespondenti i Al Jazeera, i cili raporton nga Gaza, tha se situata aktuale është më e qetë se mbrëmjet e kaluara. Ai raporton disa shpërthime të herëpashershme si dhe disa sulme ajrore të shpërndara në pjesë të ndryshme të qytetit.

Korrespondenti i Gazës shprehet se “Njerëzit po jetojnë me frikë. Ekipet e shpëtimit janë ende të zëna me evakuimin e njerëzve nga rrënojat”.

Një orë më parë, ata larguan një familje, një nënë dhe tre fëmijët e saj. I ati tyre nuk ishte prezent, sepse ai punon me ekipet e shpëtimit”.

“Njerëzit po jetojnë me frikë. Kam biseduar me disa njerëz, ata thanë se shpresojnë që nata mos të vijë. Kur të vijë nata, ata presin shpërthime të mëdha “, tha ai, duke shtuar se familjet po largohen nga shtëpitë e tyre pranë kufirit në Beit Hanoun, për të shmangur artilerinë izraelite.

“Ata kanë frikë nga artileria, sepse ajo është e paparashikueshme”, tha Abu Salem.

Burimi i lajmit: Aljazeera. Përshtati Priza.al

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *