Afati përfundon sot, ja çfarë po ndodh pranë ambienteve të ambasadës së Iranit

Stafi i ambasadës iraniane është paralajmëruar nga qeveria shqiptare që të largohet brenda 24 orëve.

Burime për median bëjnë me dije se në zonë kanë mbërritur forca të anti-territorit, RENEA-s dhe njësia anti-eksploziv të cilët do të kontrollojnë godinën në të cilën ishte vendosur ambasada e Iranit.

Prej deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ambasada filloi boshatisjen e godinës, teksa janë djegur dhe dokumente të shumta. Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodhte në Ambasadë në ato momente dhe çfarë ishin duke djegur punonjësit e saj.

Kujtojmë se afati përfundon sot, pasi u konstatua se Irani kishte aktivizuar katër grupe terroriste për sulmin kibernetik që i ndodhi faqeve të e-Albania.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *