Kryeminsitri Edi Rama është ‘përplasur’ në parlament me deputetin Gazment Bardhi në lidhje me ndërtimet pa leje që do të prishen.
Rama tha se opozita kërkon të gjejë problem për çdo zgjidhje që ofron qeveria, ku theksoi se çdo metër tokë do t’i kthehet qytetarëve.
Gazment Bardhi: Pse s’ka ndodhur deri më tani?
Rama: Ju krijoni për çdo zgjidhje një problem, ne krijojmë zgjidhje për problemet. Nuk ka asnjë metër katror, asnjë zgjerim, nënshtresë që nuk do t’i kthehet popullit shqiptar. Me ju ka një problem, nuk dini të lexoni. Do të hapim një kurs për të mësuar ju leximin.