Pasditen e djeshme në Tepelenë janë grabitur dy turistë çekë, menjëherë pasi ka ndhodhur ngjarja turistët kan filluar të bërtasin të alarmuarnëpër rrugët e qytetit pasi janë frikësuar nga ngjarja e ndodhur.
Mësohet se turistëve ju është vjedhur një portofol me lekë dhe dokumentacionin që ndodhej brenda. Autori i vjedhjes ia ka mbathur në drejtim të paditur.
Dy shtetaset çeke bënë denoncimin për këtë grabitje ndërsa policia ka nisur veprimet për të vënë në pranga hajdutin. Ka dyshime që autori i dyshuar për këtë grabitje është shtetasi S.G nga Salaria.