Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend paketën anti-krizë për qytetarët shqiptarë.
Gjatë kohës që Ibrahimaj mbante fjalën në foltore në sallë ka ndërhyrë deputeti i PD, Dashnor Sula i cili ka shpalosur një pankartë me çmimet e rritura gjatë një viti.
Në këtë pankartë duken qartë se si janë luhatur çmimet e produkteve të shportës.