“Kush jam unë e dinë demokratët”/ Noka ‘ultimatum’ Nikollës: Hera e fundit që më thua deputeti i pavarur, ndryshe nuk toleroj

Deputeti i PD, Flamur Noka është përplasur në Kuvend me kryeparlamentare, Lindita Nikolla pasi e kanë cilësuar si deputet të pavarur.

Noka iu drejtua Nikollës se ai është deputet i PD dhe askush nuk e ndryshon këtë fakt, ku ka kërkuar që të jetë hera e fundit që ai është cilësuar si ‘ i pavarur’.

“Emrin tim e keni shënuar si deputet i pavarur, por sipas Kushtetutës dhe KQZ unë, jam deputet i Partisë Demokratike dhe ju nuk e tjetërsoni dot këtë. Kjo të jetë hera e fundit që ndodh ndryshe nuk do ta toleroj. Zonjë je kryetare, por pik së pari duhet t’i referoheni KQZ, pasi mua nuk më ka zgjedhur Alibasha, por më kanë zgjedhur demokratët. Në KQZ, kam qenë jam dhe do të jem deputet i demokratë. Cili nen i jep të drejtë shërbëtorit të Edi Ramës. Cili jam unë e dinë demokratët e Paskuqanit dhe të Kamzës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *