Një efektiv i RENEA-s, është kapur me 1 kg kokainë. Xhulio Liçi tashmë është vënë në pranga, në sajë të një aksioni zhvilluar në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se bashkë me Liçin janë prangosur edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë të efektivit të RENEA-s.
Efektivi bashkë me dy shokët e tij, Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci, janë kapur në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit.
Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa efektivi dyshohet se kishte rolin e transportuesit.
Efektivi i forcave RENEA, jo vetëm që ndihmonte dy trafikantët, por edhe u transportonte kokainën duke abuzuar me detyrën. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave, kishte lëshuar sinjal për prangosjen e efektivit, duke vënë kolegët që ta mbikëqyrnin.
Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin 1 kg kokainë.