Veliaj nga Forumi Rajonal i Biznesit: Miqësia ndërton murin në Ballkan, të rinjtë të nxiten për të krijuar start up-e

Kreu i kryeqyetit, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në Forumin Rajonal për Bizneset Sociale organizuar nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.

Veliaj tha se komunikimi mes të rinjve lehtëson komunikimin, ku theksoi se vetëm kështu mund të shkëmbehen ide për të krijuar start up-e.

Sakaq shtoi se bashkëpunimi mes kryeqyteteve si Tirana, Prishtina, Beogradi, Shkupi, Podgorica, apo Sarajeva mund të krijohet Tel Avivi i Ballkanit.

“Fqinjët janë shumë të rëndësishëm, ndaj mos i merrni për të mirëqenë. Miqësia është si një tullë në një mur shumë të madh, të cilin ne po mundohemi ta ndërtojmë në Ballkan. Komunikimi mes të rinjve dhe shkëmbimi i ideve mes tyre është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të krijuar start up-e, si një potencial për të ngritur më shumë biznese që menaxhohen nga të rinjtë. Unë mendoj se mund të kemi aspirata realiste mbi atë se çfarë mund të bëhen qytetet dhe Tirana, Prishtina, Beogradi, Shkupi, Podgorica, apo Sarajeva, mund të bëhen Tel Avivi i Ballkanit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *