Një 51-vjeçarë me iniciale A. A. po precedohet penalisht nga policia e Pogradecit pasi akuzohet për vepren penale “Shkatrrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia” pasi ka prerë një pemë në tokën në pronësi të shtetasit T. L., 54 vjeç
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi në datën 06.09.2022, në fshatin Proptisht, ka prerë me vetëgjyqësi një pemë në tokën në pronësi të shtetasit T. L., 54 vjeç”