Zbuloni tani sesi ndikon dushi i ftohtë në humbjen e peshës tuaj

Dushi i ftohtë ka shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga ulja e stresit deri te forcimi i sistemit imunitar. Por, si ndikon dushi i ftohtë në humbjen e peshës? Dushi i ftohtë zvogëlon stresin psikologjik. Një dush i ftohtë ushtron presion në trup. Kjo shkakton një gjendje “ngurtësimi” dhe më pas çon në një ambientim gradual të sistemit nervor në këtë nivel stresi.

Pra, sistemi nervor do të jetë më i gatshëm për të përballuar stresin. Studimet kanë treguar se një dush me ujë të ftohtë, rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut në trup, të cilat mbrojnë trupin nga sëmundjet. Bëni të paktën 2-3 dushe në javë për të parë rezultate.

Për ata që vuajnë nga depresioni, dushi i ftohtë mund të ‘trondisë’ trupin dhe të dërgojë impulse elektrike në tru. Uji i ftohtë shkakton rritjen e qartësisë dhe niveleve të energjisë. Gjithashtu, endorfina e çliruar çon në ndjenja të mirëqenies dhe lumturisë. Por cila është lidhja midis dushit të ftohtë dhe humbjes së peshës?

Ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta inkurajon prodhimin e yndyrës kafe, një lloj specifik i indit dhjamor që prodhon energji duke djegur kalori, e cila ju ndihmon të humbni peshë. Ekspozimi ndaj të ftohtit, sipas shkencëtarëve rrit metabolizmin. Një përfitim tjetër i dushit të ftohtë është reduktimi i inflamacionit, ënjtjes dhe dhimbjes në muskuj. Shumë atletë pretendojnë se, të bëni dush me ujë ftohtë shpejton kohën e rikuperimit pas stërvitjes.

Si mund të mësohemi gradualisht me ujin e ftohtë?

Filloni me një dush të ftohtë një herë në javë, më pas bëni dy dhe më shumë. Gjithashtu, “dushi skocez” është një zgjidhje shumë e mirë pasi alternimi i ujit të ftohtë-nxehtë rrit qarkullimin e gjakut. Një truk tjetër është të ulni gradualisht temperaturën në fund të dushit të zakonshëm të nxehtë dhe më pas të qëndroni nën ujë të ftohtë për dy minuta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *