Pak ditë më parë, u aludua se Murati i “Për’puthen” ishte në një lidhje jashtë emisionit, e madje do të bëhej baba. Por duket se gjithçka ka qenë një thashethem dashakeq, ose të paktën kështu pretendohet nga vetë ai. Ai ka thënë se vajza në fjalë është vetëm ortakja e tij, dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Madje, shtoi se edhe ajo është shumë e shqetësuar rreth lajmeve që po qarkullojnë.
“Nuk janë të vërteta, edhe ortakja ime është shumë e shqetësuar nga ky lajm, nuk është e vërtetë. Me atë vajzën nuk jemi as në lidhje, doja të thoja që nuk janë të vërteta”, tha Murati.
View this post on Instagram
E gjitha kjo nisi pasi Ola solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të kishte nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit.
Ky i fundit tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri, dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë.
Nga ana tjetër, Ola tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.