Shfaqet aligatori në mes të autostradës/ Grabitqari më vdekjeprurës lidhur tek targa (foto)

Një foto e një aligatori të lidhur në pjesën e pasme të një SUV-i në një autostradë në Florida, SHBA është bërë virale në mediat sociale. Fotoja e pazakontë është shkrepur nga drejtuesi i një automjeti tjetër, i cili beson se aligatori ka qenë pre, pasi në shtetin amerikan është sezoni i gjuetisë.

Aligatori ishte lidhur me litar në pjesën e pasme të automjetit. Sezoni i gjuetisë së aligatorëve në Florida zgjat deri në nëntor. Sipas autoriteteve vendase, njerëzit aplikojnë për vetëm 7,000 licenca gjuetie çdo vit dhe mesatarisht aligatorët e kapur janë nga një deri në katër metra të gjatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *