U vra brenda banesës së saj/Përlot me dedikimin në varrimin e bashkëshortes: Vajza jonë do rritet pa kujtuar nënën e saj të bukur

Sot, vajza 11-muajshe e gruas britanike të vrarë në Athinë, vuri një lule në arkivolin e nënës së saj, gjatë varrimit në ishullin grek ku ajo u rrit. Caroline Crouch u varros para qindra qytetarëve nga Alonnisos, në kishën Agia Paraskevi të ishullit grek. Bashkëshorti i dha nderimet e fundit gruas së tij ‘të bukur’ para të gjithë banorëve.

Babis dhe vajza Lydia kishin fluturuar me helikopter në ishull, dhe dyqanet dhe bizneset u mbyllën si shenjë respekti ndërsa bëhej varrimi. Gjatë një fjalimi prekës ai u shpreh: “Isha shumë me fat që kam njohur Caroline dhe që ajo më donte. Unë isha shumë me fat për të gjitha momentet që ndamë së bashku.

Një gjë që më trishton edhe më shumë se vdekja e saj, është fakti që vajza jonë do të rritet pa kujtuar nënën e saj të bukur, që ishte gëzimi i jetës sime. Por përmes vajzës së saj, Caroline do të jetë gjithmonë me mua dhe me të gjithë ne. Të dashurit tanë janë njerëzit më të rëndësishëm për të gjithë ne”.

Pasi fshiu lotët, ai shtoi: “Ju gjithmonë duhet të kujdeseni për të dashurit tuaj, dhe të shijoni kohën tuaj së bashku”. Piloti ka mbajtur foshnjën e tij Lydia në krahët e tij gjatë gjithë ceremonisë, dhe e afroi atë që të hidhte një lule mbi arkivolin e nënës së ndjerë.

Prindërit e Carolinës qëndronin me zemrën e thyer. I ati, David Crouch dhe nëna Filippino Susan Dela Cuesta, morën mbështetjen e të afërme në këto momente pikëllimi.

Zonja Dela Cuesta ishte e veshur me të zeza, dhe u shfaq e tronditur ndërsa hipi në tragetin në portin Volos. Ndërsa David Crouch qëndronte në një karrige me rrota, si pasojë e një procedure kirurgjikale.

Një autobus i zi mbante arkivolin e Caroline, dhe ishte i mbuluar me trëndafila të bardhë.

Pothuajse çdo banor i Alonnisos erdhi në kishën Agia Paraskevi të ishullit, për t’i bërë nderimet Caroline Crouch, britanikja e re që ata adoptuan si vajzën e tyre.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *