Kohët e fundit, modelja e njohur Cara Delevingne është parë duke bërë disa sjellje të pakontrolluara dhe kjo ka bërë që familjarët e saj të shqetësohen. Thuhet se po planifikojnë të organizojnë një ndërhyrje pas sjelljes gjithnjë e më të çrregullt të modeles gjatë javëve të fundit.
Aktorja 30 vjeçare u fotografua të hënën në aeroportin “Van Nuys” e ulur në një stol pa këpucë me flokë të shprishur teksa pinte një cigare. Burimet për median britanike janë shprehur se Cara dukej e paaftë që të kontrollonte lëvizjet e trupit të saj. Delevingne shihet teksa flet në telefon, duke u përkulur, duke ecur përreth dhe duke luajtur me një qen.
E reja dukej mjaft e shqetësuar dhe nuk ishte në gjendje që të kontrollonte lëvizjet e saj. Njerëzit e dashur të Cara-s janë të shqetësuar për të dhe po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të ndërhyrë dhe për të inkurajuar modelen që të marrë ndihmë. Një mik i familjes tha:
“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e saj është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t’i duhet”. Ai vijon duke thënë se:
“Konsensusi është se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plota, pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme. Cara është një vajzë tepër e zgjuar, por edhe ajo ndonjëherë ka nevojë për një dorë udhëzuese, ka pasur disa biseda për ta çuar atë në një strehë të një lloji për një detox”.