COVID19/ MSH: 171 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin ditorë për sa i përket situatës së virusit covid-19 në vend ku raportohet se nga 840 testime kanë rezultuar pozitivë pra të infektuar me virusi 171 qytetarë.

Ndërkohë për fat të mirë nuk është raportuar asnji humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 840 testime, 171 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 201 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 840 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 171 qytetarë, në këto bashki:

 

63 në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje,9 Durres, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.

 

Janë 1,698 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

 

Janë shëruar 201 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,259 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (8 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 171

Të shëruar në 24 orë 201

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 840

 

Testime totale 1,968,459

Raste pozitive 329,541

Raste të shëruara 324,259

Raste Aktive 1,698

Humbje jete 3,584

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 747

Shkodër 171

Fier 147

Elbasan 142

Durrës 120

Vlorë 103

Korçë 86

Gjirokastër 61

Berat 51

Dibër 41

Lezhë 28

Kukës 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *