FOTO/Brenda tuneleve të Hamasit, rrugët nëntokësore për të transportuar armët

Izraeli pretendon se ka shfarosur shumicën e rrjetit të tuneleve të Hamasit në rripin e Gazës, me bombardimet masive. Helikopterët, avionët dhe artileria izraelite goditi pjesën veriore dhe lindore të Gazës me më shumë se 1000 bomba. Synimi i këtyre sulmeve ishin shkatërrimi i tuneleve nëntokësore të Hamasit.

Strategjia izraelite e cila mashtroi forcat ushtarake të Hamasit, ishte përhapja e lajmit të rremë se forcat tokësore po sulmonin në Gaza. Kjo deklaratë u tërhoq më vonë, duke thënë se asnjë trupë izraelite nuk kishte kapërcyer kufirin.

Sidoqoftë, njoftimi ishte një dredhi e planifikuar mirë, për të dërguar luftëtarët e Hamasit në sistemet nëntokësore nën Qytetin e Gazës, me shpresën për të eliminuar një numër të madh të operativëve të organizatës me një goditje vdekjeprurëse.

Ushtria izraelite, ka kohë që po përpiqet të shkatërrojë rrjetin e tuneleve të Hamasit, të krijuar pasi organizata islamike mori kontrollin e Rripit të Gazës në 2007.

Tunelet ishin ndër mjetet më efektive të Hamasit gjatë luftës së vitit 2014 me Izraelin. Militantët i përdornin ato për të transportuar armët, për të hyrë në shtetin hebre, për të zënë pritë ushtarëve të IDF-së dhe ndonjëherë edhe për t’u kthyer në Gaza përmes pasazheve nëntokësore.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *