Charles merr fronin, bëhet Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar

Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Familja mbretërore iu referua Charles si Mbret në njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Si trashëgimtar i dukshëm që në moshën tre vjeçare, ai ka qenë trashëgimtari më i gjatë i fronit në historinë britanike.

Një njoftimin e pallatit për vdekjen e mbretëreshës, thuhej se “Mbreti dhe gruaja e tij do të qëndrojnë në Kalanë Balmoral dhe do të shkojnë në Londër nesër”. Pasi të bëhet sovran, Charles ka mundësinë të marrë çdo emër që ai zgjedh për mbretërimin e tij si Mbret.

Për shembull, emri i vërtetë i mbretit George VI ishte në fakt Albert. Dy monarkë të mëparshëm janë quajtur Charles. Ai mori përsipër disa angazhime të mbretëreshës këtë vit për shkak të shëndetit të saj./abc

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *