Moti këtë të premte parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonën e qendrës këto vranësira prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Zona e veriperëndimit parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu në formën e rrebesheve. Në zonën e verilindjes reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 14 deri 30°C
- në zona e ulëta 16 deri 33°C
- në zona bregdetare 18 deri 31°C