Shpesh zgjohemi të lodhur dhe pa fuqi për të nisur ditën, kjo për shkaqe nga më të ndryshme.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga ‘detyrat kyçe’ që duhet t’i kryeni në mëngjes në mënyrë që dita juaj mos të shkojë nën stres:
Planifiko ditën
Çdo mbrëmje, secili nga ne është i prirur të bëjë planifikim të vogël për të nesërmen, të paktën për orët e para. Ju mjafton të vendosni për rrobat që do vishni ose mbi atë që do të konsumoni në mëngjes.
Oraret
Shkoni në shtrat dhe gjithmonë zgjohuni në të njëjtin orar, është mirë për mendjen dhe trupin, ky ritual shërben për të vendosur rregull mbi metabolizmin dhe energjinë.
Një gotë ujë
Një gotë ujë çdo mëngjes shërben për të hidratuar trupin dhe për të aktivizuar metabolizmin. Trupi ka nevojë për ujë për të rregulluar, proceset e tretjes.
Aktivitet sportiv
Mëngjesi herët është veçanërisht i mirë, duke i liruar ‘endorfinët’ (qetësues të natyrshëm), të cilët mbeten gjatë gjithë ditës.