Ka mbërritur në Portin e Vlorës njëra nga anijet që do prodhojë energji elektrike.
Burime për median bëjnë me dije se anija do të qëndrojë në spirancë pranë terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.
Mësohet se anija është marrë me qira, ku pritet që të përmbushë 15% të kërkesës së energjisë në vend.
Raportohet se marrëveshja për huazimin e anijes është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.