Mbërrin në Portin e Vlorës anija e parë që do prodhojë energji elektrike

Ka mbërritur në Portin e Vlorës njëra nga anijet që do prodhojë energji elektrike.

Burime për median bëjnë me dije se anija do të qëndrojë në spirancë pranë terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Mësohet se anija është marrë me qira, ku pritet që të përmbushë 15% të kërkesës së energjisë në vend.

Raportohet se marrëveshja për huazimin e anijes është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *