Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar në lidhje me lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Dua i ka shprehur ngushëllime familjes në këtë kohë të vështirë, ku dhe e ka shoqëruar me disa foto të mbretëreshës.
“U pikëlluam kur dëgjuam për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. I urojmë forcë familjes dhe të dashurve të saj në këtë kohë thellësisht të vështirë. Mbretëresha Elizabeth II më 4 qershor 1953, e veshur me fustan të dizajnuar nga Norman Hartnell për ceremoninë e saj të kurorëzimit. Foto nga Central”, shkruan ajo.