I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron pritet të vizitojnë këtë të premte Kosovën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se qëllimi i vizitës së tyre do të jetë ‘eksplorimi i opsionet për përparimin në dialog’.
Lidhur me vizitën ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit i cili ka dhënë më tepër detaje.
“Qëllimi i vizitës do të jetë për të parë se cilat janë opsionet e mundshme në përparimin e normalizimit të marrëdhënieve. Siguria në Evropë, e këtu hyn dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, ka rëndësi shumë të madhe për kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin franczez Emmanuel Macron. Kjo nënkupton edhe përforcimin e angazhimit për normalizimin e plotë të marrrëdhënieve Serbi-Kosovë. Nisur nga tensionet e kohëve të fundit, që të dy kanë ngarkuar këshilltarët e jashtëm, Jens Plöttner, dhe Emmanuel Bone, që t’i mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha ai.