Arben Imami: Berishën e sulmonin, me Bashën tallen!

Një nga anëtarët e grupimit për PD-në, Arben Imami, është shprehur sërish për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj force. Ish-deputeti i PD-së, teksa ka qenë i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, e cilësoi Bashën si qesharak, që nuk zhgënjen asnjëherë me “bëmat” e tij. Duke bërë një paralelizëm me ish-kryeministrin Berisha, Imami tha se Bashën nuk e urren njeri, por me të tallen.

“Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmonin, nuk kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen.

Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh. Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është bërë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

Por për atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zhgënjeu”.

Përse dje? “Dje shkoi në dy vende, shkoi në Komunitetin Mysliman, shkoi edhe tek bektashinjtë për Bajram edhe nxori këtë të bektashinjve, kur dihet që Bajrami është i synive myslimanë shqiptarë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *