Vlorë/ 50-vjeçari kërcënon me thikë ish-bashkëshorten

Një konflikt ka ndodhur në Vlorë.

Mësohet se shtetasi me iniciale I. P., 50-vjeç ka kërcënuar me thikë ) ish-bashkëshorten.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim I. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grusht vëllanë e tij.

– – –

Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *