I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, del sot para Gjykatës Arbër Paplekj

I akuzuar për një nga vrasjet më të përfolura këto vitet e fundit,  Arbër Paplekaj do të dalë sot përpara Gjykatës së Elbasanit në orën 11:00.

Prokurori i çështjes është Ridvan Suka, ndërsa trupa gjykuese do të përcaktojë nëse janë të mjaftueshme provat apo të rihapen hetimet pwr veasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ngjarja ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke përgjakur fushatën. Paplekaj, ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Pas përplasjes me armë, humbi jetën Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste si dhe u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *