Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me gazetarët në Postribë të Shkodrës.
Berisha tha se regjimi i vendosur nga kryeministri Edi Rama do i bëjë shqiptarët që të mendojnë për bukën e gojës.
Sakaq shtoi se nga shuma e grumbulluar si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve, Rama ka grumbulluar 400 milionë euro por shqiptarëve po i jep vetëm 1/8 e shumës.
“Regjimi i Ramës po i bën qytetarët të mendojnë për bukën e gojës. Dje Rama tregoi fytyrën e vërtetë, cinike ndaj qytetarëve. Në një kohë kur vetëm nga rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës, nga bordet komuniste, arka e tij ka fitUAR 400 milionë euro. Rama vendos vetëm 1/8 për qytetarët dhe më shumë për luksin e klientelënë e tij. Jo vetëm kaq po dje njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë. Për ata që konsumojnë mbi 800 kë, këta gënjejnë nga mezi në dark. Do goditet shtresa e mesme.
Mjekët, inxhinierët do të largohen nuk e përballojnë jetën në vend. Këtu do të ngelet vetëm Rama dhe oligarkët”, tha ai.