TEC-ët në Vlorë për energjinë elektrike, Berisha: Qyteti rrezikon të helmohet, prodhohen gazra kancerogjenë

Kreu i PD, Sali Berisha nga Postrica e Shkodrës tha se qytetarët po grabiten çdo ditë.

Berisha tha se TEC-ët e sjella në Vlorë për prodhimin e energjisë rrezikon qytetin nga ndotja, pasi nxjerrin gazra kancerogjenë.

Sakaq shtoi se ndryshe nga Kosova, kryeministri Edi Rama është i gatshëm të sjellë rrëgjimin komunist vetëm për aventurat e tij.

“Shqiptarët i ndan vetëm qafa e Thanës, por paguajnë 92% më shumë se maqedonasit. Qytetarët duhet të ngrihen për largimin e hajdutit Rama. Nuk mund të pranohet çmimi i naftës me 230 lekë/ litri kur në bursë është 80 euro fuçia. Shqipëria po zjen, jemi të gatshëm për rrëgjimin që po vjedh vendin. Caktoi 53 milionë vendit, kur Kosova i caktoi 100 euro dhe studentëve 50 euro, punonjësit e administratës me 50 euro shtesë.  Qeveria e Kosovës nuk vjedh si Rama. Vetëm për luks ka shpenzuar 30-40 mln euro, 6 milion euro tek tenderi i satelitëve. Ka sjellë dy ndotës gjigandë, gazra kancerogjenë. Është sikur të futësh 100 mijë makina në ditë. Po i sjell qytetit një helmim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *