Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sërish bashkë?

Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel, ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

Lopez 51 vjeç dhe Affleck 48 vjeç, kanë qenë të fejuar në 2002. Këngëtarja e hitit ‘On The Floor’, kohët e fundit ndërpreu fejesën e saj me ish-të fejuarin Alex Rodriguez, pasi zbuloi tradhëtinë e këtij të fundit.

Thuhet se Rodriguez ndihet i shokuar nga Jennifer, pasi është hedhur në krahët e një tjetri vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.

Por sipas prezantueses së njohur, Em Rusciano, ribashkimi i çiftit “Bennifer” është vetëm një marifet publicitar.

Ndër të tjera, ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes Ben dhe divës së muzikës.

Kujtojmë se disa javë më parë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë, dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona.

I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”.

Burimi i lajmit: E!News. Përshtati Priza.al 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *