Një 22-vjeçarë po procedohet penalisht pasi pasi në aksin rrugor “Fier-Seman” është përplasur me një automjet tip “Suzuki” i cili po drejtohej nga shtetasja R. M., 41 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi 22-vjeçar H. S. I cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim i Policisë:
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një automjet tjetër, tip “Suzuki”, me drejtuese shtetasen R. M., 41 vjeçe. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi H. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët në automjetin tip “Suzuki”, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.