Klubi turk i Gallatasarait ka bërë ditët e fundit një seri goditjesh në treg, duke marrë lojtarë me emër të spikatur për projektin e ri të ringritjes, mes tyre edhe një lojtar shqiptar. Juan Mata do të jetë një lojtar i ri i Gallatasarait.
Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet klubit nga Stambolli pas përvojave që ka kaluar te Valencia, Çelsi dhe Mançester Junajtid (në “Old Trafford”, që nga viti 2014). Me “Djajtë e Kuq” luajti 285 ndeshje, në të cilat shënoi 51 gola dhe fitoi Europa League-n, FA Cup, League Cup dhe Community Shield. Futbollisti asturian kishte mbetur pa skuadër pasi i përfundoi kontrata me “Djajtë e Kuq”.
Gallatasarai gjithashtu ka njoftuar nënshkrimin me Mauro Ikardit. Argjentinasi ka mbërritur në Stamboll me familjen e tij dhe do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Skuadra e Stambollit do të përforcohet edhe me një ish-lojtar të La Liga: Jusuf Demir. Lojtari i Rapidit të Vjenës ka luajtur për Barcelonën sezonin e kaluar. Gallatasarai do t’i paguajë 6 milionë euro klubit austriak për 19-vjeçarin. Mediet turke shkruajnë gjithashtu se edhe Milot Rashica do të zyrtarizohet sot si futbollit verdhekuq, madje ai tashmë ka mbërritur në Stamboll për këtë përvojë të renë karrierën e tij.