Deputetët britanik dhe kolegët e tyre po mblidhen në Parlament për t’i bërë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II pasi ndërroi jetë pasditen e së enjtes.
Kryetari i Commons Sir Lindsay Hoyle hapi seancën dhe fjalën e tij me kujtimet e tij për Madhërinë e Saj dhe veprën gjatë mbretërimit të saj.
Kryeministrja Liz Truss dhe lideri i laburistëve Keir Starmer gjithashtu mbajten fjalimin e tyre të ndjekur më pas nga deputetë nga e gjithë Dhoma
Në fjalën e saj Truss tha se:
Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth ishte “një nga udhëheqësit më të mëdhenj që bota ka njohur ndonjëherë” dhe “shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne. Janë dërguar homazhe nga çdo kontinent në mbarë botën. Ne kujtojmë zotimin që dha në ditëlindjen e saj të 21-të për t’ia kushtuar jetën shërbimit. E gjithë shtëpia do të pajtohet, kurrë një premtim nuk është përmbushur kaq plotësisht”.