Sezoni i ri shkollor/ PL akuza Qeverisë: Tekstet e shkarravitura nuk janë libra falas

Partia e Lirisë ka akuzuar Qeverinë për gjendjen e librave falas që u jepën fëmijëve të cilët ulen në bankat e shkollës këtë vit shkollor.

Me anë të një deklarate, ish-deputetja dhe pedagogia Miranda Rira ditën e sotme, përballë ministrisë së Arsimit ka treguar librin e Gjuhës Shqipe, të cilin e kishte marrë ‘falas’ në shkollë për fëmijën e saj. Ajo tha se libri ishte i shkarravitur dhe i grisur duke shtuar se këto tekste i demotivojnë fëmijët dhe mësuesit.

“Në qeverisjen e tyre të tretë ku e kanë arsimin falas? Se këto tekste të përdorura, të shkarravitura nuk janë tekste falas. Si mund një fëmijë në klasë të tretë të kultivojë njohuri të reja me një tekst që është shkarravinë? Ky tekst e demotivon fëmijën, mësuesin, e ajo që është më kryesorja krijon në klasa grupe paralale se unë e jam e sigurtë si çdo prind, sakrifikojnë dhe Gjuhën Shqipe do e blej të re se ky tekst nuk mund të përdoret përgjatë një viti.

Ku e kanë arsimin falas? Kjo është luga bosh që u japim sot ne fëmjëve shqiptarë. Fëmijët s’kanë vetëm nevojë për teskte, por për ngjyra, çantën, atletet, kostoja është shumë e lartë. Propaganda për një arsim falas me libra të shkatërruar është bajate të cilës po i vjen fundi. Ju zonja Kushi këto libra do përdorni për fëmijët tuaj?”, ishte deklarata e ish deputetes Rira.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *