Shqipëria dëboi ambasadën iraniane/ Eksperti i sigurisë: Jemi gati në një shpallje lufte

Eksperti i Sigurisë, Fabian Zhilla shprehet se vendi ynë rrezikon të jetë në luftë me Iranin, pas ngrirjes së marrëdhënieve diplomatike nga ana e qeverisë shqiptare.

I ftuar në ‘Abc’, Zhilla tha se sulmi kibernetik nga ana e Iranit ka ardhur si formë për të penguar ceremoninë e Samitit të muxhahedinëve të MEK.

“Irani është fuqia e 4 në botë për fuqinë kibernetike. Ka ekipet e saj të sponsorizuara. Sulmi u bë për të treguar që të mos lejohet festa e MEK. Ne jemi gati në një shpallje lufte me Iranin. Ka ngelur vetëm sa ta themi” tha ai.

Kujtojmë se qeveria shqiptare dha urdhër largimi brenda 24 orëve për punonjësit e ambasadës iraniane, pasi u zbulua se Irani kishte angazhuar 4 grupe hakerash për sulmin ndaj faqeve qeveritare.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *