Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi, po arrin çdo ditë e shumë të depërtojë në tregun ndërkombëtare. E njohur për linjat e saj trupore tejet tërheqëse, Oriola krahas markave shqiptare prej kohësh është bërë imazhe edhe i atyre botërore.
Së fundmi modelja, ka qenë e pranishme në eventin “amfAR” që u mbajt para 2 ditësh në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia ku morën pjesë emra të njohur të artit, muzikës dhe botës së modës.
Modelja 26-vjeçare ka mahnitur të pranishmit gjatë parakalimit në tapetin e kuq, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë gri me dekolte dhe shpinë të hapur. Fustani elegant dhe me shkëlqim nxirrte në pah linjat perfekte të modeles. Fustani ishte me mëngë të gjata, kapele dhe me bisht të gjatë lëshuar pas këmbëve.
Oriola dukej e mrekullueshme dhe tejet joshëse teksa pozonte para një numri të madhe fotografësh. Momentin e parakalimit në tapetin e kuq, Marashi zgjodhi ta postonte në profilin e saj në Instagram, e cila shkruan: “amfAR”, faleminderit që më bëtë pjesë tuaj, u ndjeva e mirëpritur”.
Aktualisht, Oriola është pjesë e brendit ndërkombëtar “Guess” me të cilin ka realizuar sfilata të shumta që po promovohen në vende të ndryshme të botës.