Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ditën e sotme për minoritetin maqedonas dhe vlerën e tij për vendin tonë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Blushi shkruan se PL do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë anëtarëve të këtij minoriteti i cili vuan nga keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama. Ai shton se PL do të marrë masat e nevojshmë për të ndaluar shpopullimin e kësaj zone nga të rinjtë.
“Minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë. Partia e Lirisë do t’i kushtojë gjithmonë një vëmendje të veçantë, sepse si të gjithë qytetarët e Republikës edhe anëtarët e këtij minoriteti vuajnë pasojat e rënda të keqqeverisjes së Edi Ramës. Me Pandi Janin, një prej të rinjve më energjikë të Partisë së Lirisë, për të ndarë ide të vyera për rikthimin e shkëlqimit dhe begatisë Bashkisë së Pustecit, për të ndalur shpopullimin e kësaj zone nga të rinjtë, për të ruajtur dhe promovuar bashkëjetesën, vlerat dhe traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas”, shkruan Tedi Blushi.