U arrestua për vjedhjen e 140 milionë eurove, lirohet nga burgu shtetasi kinez

Në datën 11.07.2022, ora 17: 30, u bë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit kinez Liangbin Chen, për grabitjen e afro 140 milionë eurove, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës urdhëroi që të shumëkërkuarit t’i caktohej masa “arrest shtëpie”.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë  “Arrest në burg” derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 mln dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *