Gjykata e Tiranës ka reaguar pas lajmi të publikuar në media për lënien në arrest shtëpie të shtetasit kinez Liangbin Chen, për grabitjen e afro 140 milionë eurove.
Gjykata ka publikuar vendimin e marrë nga gjyqtari Kujtim Vranici, ku theksohet se4 Liangbin Chen do të mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Gjithashtu këtij shtetasi i është ndaluar pasaporta dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme, për daljen e tij jashtë shtetit.
Njoftimi i plotë:
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L Ch., me vendimin Nr.. Regi.Themeltar, date 14.07.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me atë te “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 K.Pr.Penale.
Urdhërohet shtetasi L. Ch. qe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në .
Urdhërohet organi i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane per te siguruar zbatimin e këtij vendimi qe te realizohet mbikëqyrja e vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë të Komisariat Nr..Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit të tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportës apo dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme, për daljen e tij jashtë shtetit.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i shtetasit të huaj L. Ch. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
Ngarkohet prokurori i çështjes pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund te bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve,
duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall ne Tiranë, sot më datë 09.09.2022.
GJYOTAR
KUJTIM’ VRANICI