COVID19/ MSH: 155 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin në lidhje me situaten e covid-19 në vend ku ka raportuar se nga 761 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 155 qytetarë.

Ndërkohë që në vendin tonë për 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

9 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 155 qytetarë, në këto bashki:

49 në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Vlorë, nga 7 Lushnje, Mallakastër, 6 Shkodër, Krujë, nga 4 Lezhë, Durrës, Roskovec, Divjakë, Korçë, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, 3 në Gjirokastër, nga 2 Pukë, Kamëz, Patos, Himarë, Sarandë, Delvinë, Kolonjë, nga 1 Mirditë, Kurbin, Vlorë, Dibër, Selenicë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Skrapar, Polican.

Janë 1,657 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 196 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,455 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 155

Të shëruar në 24 orë 196

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 761

Testime totale 1,969,220

Raste pozitive 329,696

Raste të shëruara 324,455

Raste Aktive 1,657

Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 741

Shkodër 163

Fier 156

Elbasan 140

Durrës 123

Vlorë 92

Korçë 74

Gjirokastër 52

Berat 45

Dibër 38

Lezhë 32

Kukës 1

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *