Policia Rrugore e Shkodrës ka vijuar kontrollet për konstatimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ku ka vendosur 754 masa administrative, për shkeljet të ndrshyme.
Po ashtu një person është arrestuar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkolike. Gjithashtu janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga këto 17 për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, janë proceduar 6 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është arrestuar 1 shtetas tjetër, për drejtim mjeti, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga këto 17 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 1 për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkolike.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 754 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
- 127 masa administrative për parakalime të gabuara;
- 264 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë;
- 32 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 18 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
- 26 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
- 54 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
- 259 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Vijon monitorimi me makinën inteligjente, i çdo aksi rrugor në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.