Një 30-vjeçar ka plagosur dy persona me thikë në Gjermani, por është ekzektuar nga Policia gjermane. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg.
Mësohet se 30-vjeçari ende i paidentifikuar ka lënduar me thikë dy persona, por fatëmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik. Gjithashtu është raportuar se kur forcat e sigurisë ndërhynë për të ndalur agresorin, i riu sulmoi edhe Policinë, ndaj dhe u detyrua që ndaj tij të hapej zjarr.
“Personi bërtiti “Allahu Akbar” disa herë gjatë kryerjes së krimit”, tha Policia, duke shtuar se ata po hetonin “nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist”.
Sjellim në vëmendje se ky është personi i dytë që vritet nga Policia gjermane. Në fundjavë, policia i mori jetën një 23-vjeçari nga Kosova pasi ai sulmoi me sëpatë një ukrainase, e cila e kishte “klient”.
Ndërkohë raportohet se për të dyja rastet ka nisur hetimi.