Pesë ditë pas ekzekutimit në mënyrë mafioze të biznesmenit Bledar Birçaj, policia ka ngritur disa pika kontrolli në Vlorë.
Raportohet se disa persona, me precedent penalë, janë ndaluar një natë më parë nga efektivë të komisariatit të Vlorës.
Në fokus të kontrollit kanë qenë persona të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë dhe që thyejnë arrestet e gjykatës, si dhe ata që kanë precedent penalë, pasi mund të kenë lidhje me vrasjen e Birçajt.
Pas kontrolleve janë shoqëruar disa persona. Bledar Birçaj u vra në një atentat mafioz në automjetin e tij. Pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën më 10 maj, pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.