Dikur e puthte, sot Rama godet “Salillarin”, i gjen 1200 m2 pa leje në Farkë

Ishte data 25 dhjetor e vitit 2019, kur kryeministri Edi Rama në një vizitë pranë familjes Belegu në Petrelë, të cilës iu ndërtua bamesa e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe biznesmeni Pëllumb i Pëllumb Salillari, i cili ishte personi që kishte ndërtuar shtëpinë e kësaj familjeje.

Rama në momentin e parë që e sheh Salillarin, shkon afër tij dhe i drejtohet me fjalët “Ooo, ku je more,”- dhe e puth në ballë.

Po “dashuria” mes tyre, duket se ka mbaruar. Pas thuajse 3 vitesh pas puthjes, sot Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në zonën e Farkës bashkë me grupin verifikues të ngritur me VKM e qeverisë për konfiskimin e shtesave të ndërtimeve pa leje. Bëhet fjalë për një ndërtim 1200 metra katrore pa leje shtesa kati, që i përket pikërisht biznesmenit Pëllumb Salillari, i cili tashë duhet që ta riblejë këtë ndërtim, ose të ia falë qeverisë.

Ndërkohë ka qenë vetë Rama që i ka publikuar këto pamje në Facebook-un e tij, dhe shkruante se operacioni kundër këtyre ndërtimeve pa leje,  duhet të jetë edhe një mësim për ata që kujtojnë shumë se mund t’ia hedhin me ryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin emrin e tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *