Një 80-vjeçar italian ndërroi jetë sot në spital pasi ishte kafshuar nga një nëpërkë disa ditë më parë teksa po kosiste barin pranë banesës së tij. Mediat lokale bëjnë me dije se i moshuari nga Sartiano di Novafeltria e Riminit ishte kafshuar nga napërka më datë 25 gusht dhe menjëherë krahu i ishte fryrë duke bërë që të paraqitej në spital, por duket se as mjekët nuk kanë patur çfarë t’i bëjnë helmit të fortë të gjarprit.
Një ndër komplikacionet kryesore pas kafshimit ishte pneumonia që i shkaktoi atij vdekjen.